Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

Debate brenda Konferencës së Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Propagandë me integrimin, fshiheni pas argumenteve bosh

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se maxhoranca ka ngritur një propagandë për çështjen e integrimit. “Unë nuk arri dot ta kuptoj se keni ngritur një propagande për integrimin, sot ju bllokoni debatin. E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do të duhet të mbroni veten dhe kryeministrin.”, tha Zhupa.