AQSHF dhe Politekniku, një projekt për trashëgiminë filmike 

AQSHF dhe Politekniku, një projekt për trashëgiminë filmike 

Filmime dhe foto, të cilat i përkasin Universitetit Politeknik të Tiranës do t’i nënshtrohen një procesi digjitalizimi. Një projekt për shpëtimin e trashëgimisë filmike me karakter edukativ nis nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Një ditë më parë z. Eljan Tanini drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe z. Akli Fundo, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës nënshkruan një protokoll bashkëpunimi dhe shpallën nisjen e një projekti të rëndësishëm për shpëtimin dhe ruajtjen e materialeve filmike të fondit të UPT-së, të cilat do të dalin për herë të parë në dritë. Arkivi shprehet se ky bashkëpunim synon ndërhyrjen emergjente për arkivimin dhe konservimin e një fondi të gjerë që përfshin filma 35mm dhe 16mm dhe mijëra fotografi historike, të...