Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja çfarë përmban dosja e SPAK për Manastirliun, si u përqendrua 75% e kontratës së koncesionit të laboratorëve në…
Dosja e SPAK për koncesionin e laboratorëve mjekësorë ka vënë në qendër të akuzave Ogerta Manastirliun, ish-ministren e Shëndetësisë që firmosi këtë kontratë të debatueshme në prill 2019, pavarësisht paralajmërimeve nga OBSH, IFC dhe Autoriteti i Konkurrencës. Hetimi i Prokurorisë së Posaçme mbështetet në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat që prej vitit 2022 kanë evidentuar shkelje flagrante në tenderim, në strukturën e kostove dhe në mënyrën si u përqendrua 75% e kontratës në duart e një biznesmeni të vetëm. Dokumentet e KLSH-së tregojnë se, ndryshe nga sa u propagandua si reformë efikase, PPP-ja e laboratorëve është kthyer në një skemë që gërryen buxhetin e shtetit me fatura gjithnjë në rritje. Kalimi i laboratorëve publikë në administrim privat, dyshimet mbi pronësinë e...