Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sali Berisha strategji për të shpëtuar nga gjykimi i aferës me ish-klubin “Partizani”, banda e grabitjes së truajve…
Procesi gjyqësor për aferën e shumëpërfolur të truallit të klubit “Partizani” po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një betejë të gjatë proceduriale, ku strategjia e mbrojtjes së Sali Berishës dhe bashkëpandehurve duket se synon një objektiv të vetëm: shpëtimin nga gjykimi përmes pavlefshmërisë së akteve hetimore të SPAK. Gjyqi është shtyrë dje sërish. Seanca e radhës do të mbahet më 13 tetor, ora 12:00. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e avokatëve të pandehurve për pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina. Sali Berisha nuk shkoi në gjyq, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Sokol Hazizaj, avokati i Fatmir Bektashit dhe përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan” kërkoi...