Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hyn në fuqi vendimi, nga 1 tetori pensionet do indeksohen 2.5%! Ja kategoritë që përfitojnë
Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në masën 2,5%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor 2025. Nga indeksimi në total do të përfitojnë 721,398 pensionistë. Numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie është 607,567 pensionistë, 65,926 përfitojnë pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, indeksimin e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit të...