Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Tërmeti politik që mund të shkaktojë Veliaj”, juristi tregon se çfarë do ndodhë pas ankimimit të tij në Kushtetuese
Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Ky hap i Veliajt tashmë bllokon automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin deri në vendimin e gjykatës. Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar i referohet nenit 62, i cili thekson se mungesa e tij në detyrë prej më shumë se tri muajsh nuk është për shkaqe që varen prej vullnetit të tij. Juristi Indrit Sefa tha dje në një media se Veliaj vijon të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, procedura e ndjekur nga këshilli bashkiak është në kundërshtim me ligjin, pasi Veliajt duhet t’i ishte dhënë mundësia për t’u dëgjuar. Ai u shpreh gjithashtu se kryebashkiaku mund të ruajë...