Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

Vendimi i FIFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet më 11 tetor në Leskovc të Serbisë është çështje orësh tashmë. Kur kemi hyrë më pak se 2 javë nga ndeshja dhe një javë nga grumbullimi zyrtar i ndeshjes më të rëndësishme të kësaj fushate eliminatore për finalet e Botërorit. Pas spostimit të ndeshjes nga Beogradi në këtë qytet të vogël por me një stadium të ri, trazirat në ndeshjen e fundit Serbi-Angli që përfundoi me shifrat 0-5, pritet të sjellin një tjetër sanksion për serbët, përveç atij financiar. Burime bëjnë me dije se po punohet nga organet botërore dhe europiane, FIFA dhe UEFA, që të shmanget stadiumi i boshatisur, kjo jo për të favorizuar organizatorët në këtë rast, por më tepër për aspektin vizual....