E marta parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare

E marta parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Deti do të ketë një valëzim të forcës 1–2 ballë.