Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, pritet të konstituohen 5 komisione parlamentare
Këtë të martë në Kuvend nis konstituimi i 5 nga 11 komisionet parlamentare, ndërkohë që në orën 09:00 është parashikuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për një mocion me debat mbi programin qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është dorëzuar më 26 shtator nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas tensioneve në seancën e 18 shtatorit, ku prezantimi i programit nga Rama u pengua nga opozita, dhe mazhoranca e kaloi për votim në vetëm 25 minuta bashkë me kabinetin e ri qeveritar. Konstituimi i komisioneve Sipas një njoftimi nga Kuvendi, sot pas orës 10:00 do të vijojë konstituimi i pesë komisioneve, si më poshtë: 10:00 – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku...