Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve të punës, shqetësimi tjetër vjen nga Lufthansa. Siç njoftoi menaxhmenti më 29 shtator, rreth 4,000 vende pune janë planifikuar të shkurtohen deri në vitin 2030. Sipas kompanisë, fokusi i shkurtimeve të vendeve të punës do të jetë në administratë dhe jo në "punën operative". Proceset administrative duhet të digjitalizohen, automatizohen dhe unifikohen. Me këtë u specifikuan dhe konfirmuan shqetësimet e shfaqura në publik pas spekulimeve për shkurtime në shoqërinë ajrore gjermane më e madhja në Europë. Për më tepër, do të formulohen objektiva financiare më ambicioze afatmesme - prandaj planifikohen fitime më të larta. Lufthansa, e cila ka 103,000 punonjës, dëshiron të arrijë një fitim operativ prej tetë deri në...