Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër…
Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave, duke lëshuar dhe kërkuar fatura të fiskalizuara për çdo transaksion. Në një videomesazh informues, Tatimet shpjegojnë se, në zbatim të ligjit “Për faturimin dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, çdo tatimpagues është i detyruar të lëshojë faturë të fiskalizuar për çdo shitje mallrash apo ofrim shërbimi. Nga ana tjetër, qytetarët kanë detyrimin ligjor të kërkojnë dhe të pajisen me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim. Administrata Tatimore shpjegon dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj jo fiskale. Fatura e fiskalizuar përmban elemente identifikimi që e bëjnë të verifikueshme dhe të regjistruar automatikisht në sistem të tillë si: Numri Identifikues i Veçantë i Faturës (NIVF), kod unik...