Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time, uroj që Kairat të fitojë”
30 Shtator 2025 8:11 Alfred Lleshi Në Almaty, në sallën e mbushur të shtypit (në “Ortalyq Stadium”), mes gazetarëve spanjollë e kazakë, spikati një i ftuar special; Andrei Arshavin. Ish-ylli i Zenit dhe Arsenalit, i njohur për magjitë e tij në fillim të viteve 2000, u rikthye aty ku mbylli karrierën në vitin 2018, në moshën 37-vjeçare. Ndeshja mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit nuk është e zakonshme për të. I shpallur hapur si antimadridist dhe tifoz i Barcelonës, Arshavin s’e ka fshehur kurrë antipatinë ndaj madrilenëve. “Uroj që të fitojë Kairat. Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time”, – tha ai për agjencinë EFE. Nuk është hera e parë që rusi e shpreh publikisht këtë qëndrim. Që në vitin 2011,...