Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lojtarët e Kombëtares “ngrohin” Silvinjon, ja kuqezinjtë që performuan më mirë
Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares,Silvinjo, duket se është fokusuar totalisht tek lojtarët e përfaqësueses në këtë moment, duke ndjekur ecurinë e tyre, formën dhe minutazhin, pasi dëshiron të ketë një grup sa më të plotë e sa më në formë për duelin e 11 tetorit kundër Serbisë, ndeshje që zhvillohet në transfertë në stadiumin e vogël të Leskovcit. Vlerësimi Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi në klubet e tyre. Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik me Dinamo Zagreb. Pas paraqitjes shumë të mirë në Europa League ndaj Fenerbahçes, ku skuadra kroate fitoi 3-1 dhe Hoxha ishte protagonist me një asist, futbollisti kuqezi shkëlqeu sërish në kampionat ndaj Slaven Belupo. Në fitoren 4-1, Hoxha zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, ndërsa në kohën shtesë...