Situata para ndeshjes ndaj Serbisë, probleme fizike për një tjetër lojtar të kombëtares

Situata para ndeshjes ndaj Serbisë, probleme fizike për një tjetër lojtar të kombëtares

Pak ditë para publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pse të shqetësohet. Nga një anë disa lojtarë po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre para portës. Por nga ana tjetër, dëmtimet e zakonshme nuk po u ndahen kuqezinjve. Një nga emrat e fundit në listë me probleme fizike, është ai i një prej “zbulimeve” të trajnerit të kuqezinjve, mesfushori Julian Shehu. Mesfushori është kthyer në një kohë të shkurtër në një pikë fikse në rreshtimin e kuqezinjve dhe padyshim kontributi i tij do të ishte i domosdoshëm ndaj Serbisë. Por në ndeshjen e të dielës në kampionatin polak, ndaj Rakov, mesfushori shqiptar nuk u kthye në fushë pas pushimit të ndeshjes. Vetë...