Bankat, të shqetësuara për goditjet nga jashtë dhe për zhvillimet në tregun e pronave

Bankat, të shqetësuara për goditjet nga jashtë dhe për zhvillimet në tregun e pronave

Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar për gjysmën e parë të këtij viti kanë treguar një prirje në rritje të rreziqeve makroekonomike të jashtme dhe të brendshme, ndërkohë që vlerësimi për rreziqet e tregut ka qenë përgjithësisht në rënie.Sektori bankar ka klasifikuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” dhe rrezikun e “përkeqësimit të ekonomisë në vend”, si dy rreziqet kryesore sistemike. Vlerësimi për rrezikun e goditjeve nga jashtë paraqitet më i lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.Zhvillimet e luhatshme ekonomike në mjedisin e jashtëm, si përshkallëzimi i proteksionizmit tregtar mes SHBA-së dhe partnerëve tregtarë pas rritjes së ndjeshme të tarifave të importit, luhatja e vlerave dhe rritja e ndjeshmërisë në tregjet financiare, si dhe vijimi i tensioneve gjeopolitike...