Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tirana dhe Vllaznia e donin për pankinën, klubi ndan përfundimisht rrugët me trajnerin
Ardian Nuhiu është zyrtarisht pa skuadër. Klubi i Gjilanit ka njoftuar vendimin për trajnerin, që më parë ka qenë edhe në radarin e Vllaznisë dhe Tiranës. Gjilani po rezulton një zhgënjim deri tani. Pas 7 javësh ka vetëm 7 pikë të grumbulluara. Nuhiu Njoftimi i Gjilanit: “Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional....