I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 dhe shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përparme. Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur në automjet një sasi të vogël lënde plasëse, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat. Top Channel