Raporti i DASH/ Vangjeli: Në Shqipëri drejtësia blihet e shitet, korrupsioni endemik. Demokracia pa rrënjë

Raporti i DASH/ Vangjeli: Në Shqipëri drejtësia blihet e shitet, korrupsioni endemik. Demokracia pa rrënjë

Në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV u diskutua raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri ku evidenton shqetësimin që sipërmarrësit e huaj ngrenë për pastrimin e parave të drogës në Shqipëri dhe korrupsioni masiv në sistemin gjyqësor dhe prokurime publike. Edhe për analistin Lorenc Vangjeli situata është trishtueshme. “Gishti që na drejton DASh tregon që ne jemi pacient të sëmurë. Kudo që na drejton gishtin DASH ne kemi problem. Qoftë në sundimin e shtetit të së drejtës, korrupsioni i shpërndarë në mënyrë endemike në të gjithë sektorët lokalë e qëndrorë. Drejtësia është një mall që shitet e blihet. Është e trishtueshme, se do të diskutohet një javë a dy javë e më pas do të harrohet kjo puna. Jam aq i...