Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
17 vjeçari realizoi golin e parë në Serie A, Ibrahimovic zbulon mesazhin e para 6 vitesh!
29 Shtator 2025 22:45 Telesport Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic, ndau me publikun një histori të veçantë rreth Francesco Camardës, sulmuesit 17-vjeçar të Milanit, i cili aktualisht është i huazuar te Lecce dhe dje shënoi golin të parë të sezonit. Ibrahimović postoi një mesazh në Instagram nga viti 2019, kur një djalë 11-vjeçar i panjohur i kishte shkruar. “Unë jam italian dhe tifoz i madh i Milanit. Je një kampion i madh. Faleminderit që erdhe në Milan. Dua të të takoj, ti je heroi im. Unë luaj për Milanin dhe emri im është Francesco Camarda”, kishte shkruar i riu në atë kohë. Së bashku me këtë mesazh, Zlatan publikoi edhe një foto nga ndeshja e fundit e Serie A, ku Camarda shënoi golin e barazimit...