Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avokat Jordan Daci: Veliaj nuk quhet i shkarkuar derisa të vendosë Kushtetuesja
Avokati Jordan Daci deklaroi se Erion Veliaj nuk mund të konsiderohet i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pa një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1 HD, Daci theksoi se “Kushtetuta e ka fare qartë; që bërja e ankimit çon automatikisht në pezullimin e vendimit. Pra, në këtë moment që ne flasim, Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar dhe quhet i shkarkuar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.” “Vetëm kur të shprehet Kushtetuesja me vendim, i cili nëse do ta pranojë ankimimin e tij, do të quhet që vendim i Këshillit Bashkiak nuk ka ekzistuar askund, dhe nëse do ta rrëzojë, sigurisht kur të botohet në Fletore Zyrtare merr fuqi.” Duke komentuar mbi nenin 115 të...