Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Takimi misterioz në Aruba/ Gazetarja: U diskutua për leje ndërtimi, në tryezë krimi dhe përfaqësues të qeverisë. Ja emri…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për takimin në Aruba mes disa personave të krimit të organizuar, ku pretendohet se ka patur edhe përfaqësues të qeverisë Rama në vitin 2019 edhe pse nuk ka emra konkretë për këtë. Gazetarja Lala dha disa detaje nga hetimet që janë zhvilluar në Belgjikë, nga ku kanë dalë informacione rreth këtij takimi. Ajo deklaroi se është folur për leje ndërtimi, ndërkohë që tha se personazhi kyç është Artur Shehu. “E kam mësuar për herë të parë, mbi bazën e një dokumenti të rrjedhur të autoriteteve belge. Është një process gjyqësor atje, Black Eagle, ku ishin hetuar një grup kriminelësh dhe trafikantësh shqiptarë të kokainës. Ky grup ishte hetuar dhe po gjykohej nga një gjykatë belge, jo...