Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plan paqeje në Gazë, Netanyahu thotë “PO”, Hamasi refuzon tutelën e huaj
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje mbi një plan paqeje me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ndërkohë që lëvizja palestineze Hamas njoftoi se refuzon çdo tutelë të huaj mbi popullin palestinez. Trump e falënderoi Netanyahun për pranimin e planit, duke shprehur besimin se edhe Hamasi do ta pranonte, ndryshe, Izraeli do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të përfunduar “shkatërrimin e kërcënimit të Hamasit”. Pikat kryesore të planit të Shtëpisë së Bardhë Shtëpia e Bardhë ka publikuar planin, i cili përcakton se Rripi i Gazës do të jetë një “zonë e deradikalizuar dhe pa terrorizëm”. Plani përfshin dy elemente kritike humanitare dhe qeverisëse: Shkëmbimi i pengjeve Nëse plani pranohet, pengjet e mbajtura nga Hamasi...