U fsheh 40 minuta pas makinës, e kapi plumbi rikoshet/ Detaje nga vrasja e biznesmenit, autori aksioner i një guroreje

U fsheh 40 minuta pas makinës, e kapi plumbi rikoshet/ Detaje nga vrasja e biznesmenit, autori aksioner i një guroreje

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tronditëse e tre ditëve më parë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Pas kësaj ngjarje të rëndë ku një shëtitje për gjah përfundoi në tragjedi fshihet një motiv krejtësisht banal. 48-vjeçari Kamber Sulçaj nga Mesapiku i Vlorës ka qenë duke lëvizur me makinë në të njëjtin aks më biznesmenin i cili së bashku me miqtë e tij po ktheheshin nga gjahu. Dritat e gjata të Land Roverit të italianit krijuan shqetësim tek autori Kamber Suçaj çka bëri që mes tyre të niste një konflikt që degradoi në ofendime mes palëve. Pas këtij momenti 48-vjeçari ka gjurmuar makinën e biznesmenit .  Ai u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit dhe...