Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qefalia: Manastirliu menaxhuese e shkëlqyer, PS do fitojë zgjedhjet në Tiranë
Ish-deputeti i PS-së Xhemal Qefalia, i ftuar në Klan News, foli për zgjedhjet në Tiranë. Qefalia deklaroi se kandidatja socialiste për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu është një menaxhuese e shkëlqyer. Ai tha se është i bindur se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, i fiton PS-ja. “Ogerta Manastirliu është një menaxhuese shumë e mirë, ka bërë punët që i janë ngarkuar dhe besoj se do punojë mirë në krye të Bashkisë së Tiranës. Patjetër, që PS do të fitojë zgjedhjet. Opozita vijon me problemet e saj, pasi ende është në kërkim të kandidatit, madje ka kandidatë që shmangen. Unë do doja që opozita të kishte shumë kandidatë, sepse nëse do kishte shumë alternativa, qytetarët do kishin mundësi të zgjidhnin mes shumë personave”, deklaroi Qefalia.