Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet përpara sfidës delikate me Serbinë

Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet përpara sfidës delikate me Serbinë

Ardian Ismajli ka shfaqur shqetësim në ndeshjen që Torino po luan ndaj Parmës. Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi menjëherë zëvendësim në minutën e 75-të, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte. Torino ishte në disavantazh 2 me 1, pikërisht në transfertën e Parmës që ka vlerë për javën e pestë të Seria A. Dhe Ismajli mungoi në fillimin e kampionatit për shkak dëmtimi, ndërsa tashmë fati i keq po e ndjek sërish. Përpara ndërkohë është sfida delikate e Kombëtares me Serbinë. Në tetor do të vendoset, nëse Shqipëria do të vazhdojë të ëndërrojë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.