Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ankesa e Veliajt në Kushtetuese, Redi Muçi: Surprizë! Shkarkimi ishte politik. Ky është hapi i parë kundër Ramës
Ankimin në Gjykatën Kushtetuese të Erion Veliajt, pas shkarkimit nga qeveria nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, e cilësoi si një vendim që nuk pritej. I ftuar pasditen e sotme në emisionin në Report Tv, Muçi tha se vendimi për shkarkimin e tij ishte politik. ‘Shkarkimi i tij ishte një vendim politik nga Rama dhe nuk është pritur ky ankimin i Veliajt. Veliaj e ka mbështetur Edi Ramën, ky është hapi parë që Veliaj del kundër Ramës, por arma më e fortë në dorën e tij është bashkëpunimi me drejtësinë. Këtë armë ai e ka në dorë dhe të shohim nëse do të ketë guximin për ta përdorur. Ne na kushton shumë mund fushata sepse ne mbyllëm...