ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

Ashtu si në vitin 2024 në Zvicër, slloveni Tadej Pogaçar e përsërit veten edhe në Ruandë, duke konfirmuar fanellën ylber të kampionit Botërorin e rrugës në çiklizëm. Në skenën magjepsëse të Kigali, ylli i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe lëshohet në një sulm vendimtar plot 104 km para finishit, dhe mbërrin i vetëm në vijën e fundit. Një tjetër kryevepër nga një kampion legjendar si Pogaçar, ndërsa Remko Evenepoel u rendit i dyti dhe vendi i tretë i takoi irlandezit Ben Heili. GARA Me një distancë prej 267.5 kilometrash dhe 6096 metra ngjitje, gara me start të përbashkët e Botërorit 2025 u zhvillua dje në Kigali të Ruandës. Faza e parë u karakterizua nga tentativa të shumta arratisjeje nga çiklistë që nuk pretendonin fitoren,...