“Bukurosh, kur të drejtohem ty…”, Balluku debat me Balliun, deputeti i PD: Ti u bëre e bukur me paratë e shqiptarëve! Replikat në seancë sot (VIDEO)

“Bukurosh, kur të drejtohem ty…”, Balluku debat me Balliun, deputeti i PD: Ti u bëre e bukur me paratë e shqiptarëve! Replikat në seancë sot (VIDEO)

Seanca e sotme e Kuvendit ishte shëmbëlltyrë e atyre të mëparshmeve me debate, tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.  Sot u përplasën edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku me deputetin e PD, Klevis Balliu. Ministrja e Infrastrukturës iu drejtua Balliut, teksa ky i fundit ndërhyri nga vendi, me fjalët: “Bukurosh, kur të drejtohem ty atëherë mund të përgjigjesh”. Numri dy i qeverisë mohoi akuzat e opozitës se zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama kanë marrë pjesë në Aruba në një takim me personazhe të botës së trafikut të drogës.  Replika e Balliut nuk vonoi. Ligjvënësi demokrat tha se zv/kryeministrja është bërë e bukur me paratë e shqiptarëve. “E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga...