Synohet “frenimi” i Premier League, propozimi i veçantë nga Gjermania

Synohet “frenimi” i Premier League, propozimi i veçantë nga Gjermania

Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, ka propozuar vendosjen e një kufiri pagash për futbollistët, me model të ngjashëm me atë të NBA-së. Sipas tij, dominimi financiar i Premier League po rrezikon të zbehë rëndësinë e Champions League. Spanjolli e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës “Future of Finance” në Frankfurt, duke theksuar se vetëm një masë me zbatim global do të kishte efekt real. UEFA tashmë ka vendosur rregulla për të kufizuar shpenzimet e klubeve në përpjesëtim me të ardhurat, por diferenca me Premier League vazhdon të jetë e madhe. Shembuj si ai i La Liga-s, ku ekziston kufizim pagash nën drejtimin e Javier Tebas, tregojnë se masa të tilla janë të zbatueshme. Megjithatë, ideja pritet të sjellë qëndrime të kundërta mes klubeve dhe federatave....