Pse PD nuk ka ende kandidat për Tiranën? Kalaja zbulon të vërtetën: Opozita, në ngërç total

Pse PD nuk ka ende kandidat për Tiranën? Kalaja zbulon të vërtetën: Opozita, në ngërç total

Pas shkarkimit të Erion Veliajt, duket se opozita është futur në ngërç për zgjedhjen e kandidatit për Bashkinë Tiranë. Diçka të tillë e konfirmoi edhe ish-kandidati i PD-së për deputet Aulon Kalaja, i cili tha se opozita tashmë duhet ta kishte një kandidat për kryeqytetin. Në një emision televiziv, Kalaja tha se kandidatura e opozitës duhet të vijë nga pjesa intelektuale. “Ka një aksion prej 44 javësh me protesta nga opozita dhe me 10 shkurt kemi arrestimin e Veliajt. Opozita nuk duhet të kishte vetëm për detyrë vetëm protestat kundër Veliajt, por duhet të kishte nxjerrë edhe emrin e një kandidati të saj. Mendoj që kandidatura duhet të vijë nga pjesa intelektuale, njerëz që të kenë karizëm dhe mos kenë biznes me qeverinë dhe të jenë njerëz që jetojnë...