Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ushtria fik radarët, kultivon drogë”, Çollaku godet qeverinë e Ramës: Krimi ndërkombëtar dhe droga pushtojnë vendin
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar situatën e kriminalitetit dhe luftës kundër karteleve të drogës në Shqipëri, gjatë një interviste në një studio televizive. Në qendër të diskutimit ishte raporti i fundit i Departamenti Amerikan të Shtetit për lirinë e të bërit biznes në Shqipëri.Gjatë debatit, Çollaku ka komentuar deklaratat publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë, që sipas tij ditët e fundit, po tregon më shumë angazhim publik sesa institucionet shqiptare. ‘Ambasada e SHBA po flet më shumë se SPAK dhe Ministria e Brendshme, të dyja bashkë,’ u shpreh Çollaku. Ai vuri në dukje se mesazhet që vijnë nga autoritetet shqiptare janë të vakëta dhe shpesh reduktohen në një refren të përsëritur. ‘Një fjali që është refreni i tyre dhe tek kjo kam pak optimizëm...