“Shqipëria si Venezuela”, Nesho sfidon Ballukun: Rama nuk guxon të shkojë në OKB, t’i drejtohet Rubio nëse ka pyetje

“Shqipëria si Venezuela”, Nesho sfidon Ballukun: Rama nuk guxon të shkojë në OKB, t’i drejtohet Rubio nëse ka pyetje

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka sfiduar publikisht zëvendësen e kryeministrit, Belinda Balluku, lidhur me mungesën e Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I ftuar në një studio televizive, diplomati Neshi, i kujtoi zëvendëskryeministres Belinda Balluku të bëjë kujdes, dhe nëse kërkon të dijë detaje mbi mosprezencën e Ramës në OKB, t’i drejtohet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. ‘Mungesa është e rëndë, po e ndjen që po i rreshket këmba, s’ka më bazë ku të qëndrojë. Është një vend që shkojnë të gjithë, po nuk guxon më të shkojë. I bëj sfidë zëvendëskryeministres, të ketë kujdes, nëse ka ndonjë gjë t’i drejtohet Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dh t’i drejtohet nëse shkon Berisha, e përse Rama nuk...