Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Opozita duhet t’i nënshtrohet një procesi pajtimi kombëtar për të zgjedhur emrin e kandidatit që do ta përfaqësojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh i mandatuari i Partisë Demokratike për negociatat, Ilir Alimehmeti. Sipas Alimehmetit, opozita duhet të harrojë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhet bashkë për interesin kombëtar. Ai nuk përjashtoi bashkëpunimin as me Lulzim Bashën apo Agron Shehajn. “Çdo forcë që ndjen veten opozitare ne i kemi shtrirë dorën, u kemi thënë hajde takohemi qoftë dhe informalisht për të kuptuar nëse ka bazë bashkëpunimi. Ne kemi nevojë t’i nënshtrohemi një procesi pajtimi kombëtar që të kuptojmë që gjërat me njëri-tjetrin janë më të vogla në krahasim me interesin kombëtar. Ky komb po vdes. A po na ikën...