Serbi: 11 persona të arrestuar për veprime raciste në Francë dhe Gjermani

Serbi: 11 persona të arrestuar për veprime raciste në Francë dhe Gjermani

Policia në Serbi i ka arrestuar 11 persona, ndërsa një tjetër është në arrati, nën dyshimet për kryerje të veprave penale të komplotit për të kryer akte kriminale, diskriminim racor dhe forma tjera të diskriminimit, si dhe atë të spiunazhit, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë më 29 shtator. Sipas ministrisë serbe, të dyshuarit akuzohen për kryerje të disa veprimeve raciste, duke shënjestruar objektet e hebrenjve dhe myslimanëve në Paris dhe Berlin, në periudhën prill-shtator 2025. Në deklaratë është thënë se operacioni është kryer nga Departamenti policor në Smederevë dhe Agjencia e Inteligjencës, ndërsa të ndaluarit kanë këto iniciale: F.P., N.Q., A.S., A.B.,GJ.P., S.P., N.ZH., N.D., A.M., N.S., dhe D.M. Autoritetet serbe kanë thënë se kanë dyshime të bazuara se i...