Arkivi i Filmit dhe UPT projekt për shpëtimin e materialeve filmike të rrezikuara

Arkivi i Filmit dhe UPT projekt për shpëtimin e materialeve filmike të rrezikuara

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, nisi sot një projekt të rëndësishëm për ruajtjen dhe shpëtimin e materialeve filmike të rrezikuara. Për herë të parë dolën në pah materiale të çmuara që rrezikonin të humbnin përgjithmonë, përfshirë filma 35mm dhe 16mm, si dhe qindra mijëra fotografi historike, të cilat ndodheshin në gjendje të vështirë për shkak të kohës dhe kushteve teknike jo të mira. Projekti shënoi një hap konkret për ruajtjen e kujtesës vizuale shqiptare, duke synuar ndërhyrjen emergjente për arkivimin dhe konservimin e këtyre pasurive të rralla. Ky bashkëpunim ndërinstitucional u konsiderua një thirrje e hapur për të gjithë ata që e shohin filmin si pjesë të identitetit kombëtar dhe trashëgiminë vizuale jo thjesht si kujtim, por si...