Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Është ngjarje e rëndë”/ Xhelal Mziu flet për shpërthimin: Ja te kush dyshoj se më ka vënë tritolin
Deputeti Xhelal Mziu ishte i ftuar sot në një emision televiziv ku foli për shpërthimin me tritol në banesën e tij, disa javë më parë. Ai e cilësoi ngjarjen të rëndë, teksa tha se nuk ka konflikt me asnjë person dhe dyshon se është një sulm me prapavijë politike. Ai akuzoi po ashtu policinë dhe Ministrinë e Brendshme për mos reagim dhe mosveprim mbi ngjarjen. “Nuk ishte vilë po shtëpi dy-katshe. Në Bathore ku u në jetoj do gjeni shtëpi më të mira dhe se ajo e mija. Nuk gjej asnjë arsye se përse mund të ketë ndodhur pasi nuk kam asnjë konflikt, as unë e as familjarë të mitë. Policia ka patur kohën e nevojshme për të gjetur shkaqet, por nuk ka dhënë asnjë...