‘Kundra privatizimit’, Zhupa depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

‘Kundra privatizimit’, Zhupa depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

Deputetja e PD-së Ina Zhupa në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, bën me dije se ka depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore “Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”, shkruan Zhupa. Postimi i plotë i Zhupës: Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore. Ky projektligj synon ndryshimin...