‘I pushkatuar politikisht’, Gjokutaj: Rama po përdor Gjykatën Kushtetuese për të mbajtur Veliajn në detyrë dhe për të shtyrë zgjedhjet

‘I pushkatuar politikisht’, Gjokutaj: Rama po përdor Gjykatën Kushtetuese për të mbajtur Veliajn në detyrë dhe për të shtyrë zgjedhjet

Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV, foli rreth procedurës së ndjekur për shkarkimin e Erion Veliajt, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi ligjshmërinë dhe motivet politike të këtij vendimi. Gjokutaj hodhi dritë mbi përplasjen mes Këshillit të Ministrave, Këshillit Bashkiak dhe Gjykatave Kushtetuese e Administrative, duke e cilësuar shkarkimin si një manovër që synon më shumë të pengojë procesin zgjedhor sesa të zbatojë ligjin. Avokati u shpreh se, Veliaj, i përballur me një vendim të Këshillit të Ministrave për largim nga detyra, kërkon strehë ligjore në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim pezullimin e menjëhershëm të vendimit. Ai thekson se kjo është një lojë me kohën, që i leverdis politikisht Veliajt dhe mazhorancës, ndërkohë që përgjegjësia ligjore për shqyrtimin e çështjes sipas...