Dhanë dorëheqjen pas ultimatumit të Ramës, Bashkia Durrës prej dy muajsh në krizë për drejtorë

Dhanë dorëheqjen pas ultimatumit të Ramës, Bashkia Durrës prej dy muajsh në krizë për drejtorë

Bashkia e Durrësit ka shpallur sot pozicionet e lira të punës për Drejtorin Ekonomik dhe Drejtorin e Shërbimeve Sociale. Të dorëhequr që në muajin korrik pas kërkesës së bërë nga kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtorët e tjerë të bashkisë dhe administratorët, ish-drejtorëve të këtyre drejtorive përkatësisht Ermal Lufo dhe Meme Xhaferraj u është pranuar zyrtarisht dorëheqja. Por nuk kanë mjaftuar dy muaj për të gjetur zëvendësuesit e tyre dhe të drejtorëve të tjerë. Procesi ka hyrë në një tjeter fazë, në atë të shpalljes së vendeve të lira për këto pozicione. Fillimisht dy vendet e lira do tê ofrohen për nëpunësit civilë të së njëjtës kategori për lëvizjen paralele dhe më pas nëse vendi do të jetë sërish vakant, do të jetë i...