Zyrtari i Ujësjellësit “Gjakova” nën hetim: Prokuroria bastis shtëpinë dhe zyrat, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim

Zyrtari i Ujësjellësit “Gjakova” nën hetim: Prokuroria bastis shtëpinë dhe zyrat, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë. Mediat lokale në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Hasan Krasniqin. Autoritetet kanë thënë se dyshojnë të jenë kryer vepra penale sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikimi i dokumentit zyrtar, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, konflikt i interesit, si dhe keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik. Ato, gjithashtu, kanë bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin. Në statutin e kësaj kompanie është e përcaktuar se, mes tjerash, ajo ka...