Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Regjistrimet në universitete, nis raundi i dytë: Vetëm 48 orë afat, interes i shtuar për degët e teknologjisë
Ka nisur këtë të hënë raundi i dytë i regjistrimeve në universitete. Maturantët kanë vetëm 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentet. Këtë vit raportohet se rritje të aplikimeve ka pasur edhe te Shkencat e Natyrës Nga e hëna dhe deri të mërkurën maturantët që aplikuan për në universitet do të kenë mundësi të ndryshojnë degë, ose të regjistrohen për herë të parë pas zbritjes së vizës nga raundi i parë. Dokumentet do ti paraqesin në sekretari të fakultetit. Ndryshe nga një vit më parë në fakultetin e Shkencave të Natyrës sipas dekanes Eglantina Kalluçi, interesi ka qenë më I lartë sidomos në disa programe kyçe. Kalluci thotë se zhvillimet globale, dixhitalizimi dhe kërkesat e tregut po orientojnë gjithnjë e më shumë maturantët drejt degëve...