Trump do t’i japë leje Ukrainës të përdorë raketat amerikane

Trump do t’i japë leje Ukrainës të përdorë raketat amerikane

Donald Trump pritet t’ia rikthejë Ukrainës të drejtën për të përdorur armë amerikane që godasin në largësi të mëdha për të kryer sulme në thellësi të territorit rus. Kështu beson edhe një prej njerëzve të tij më të afërt për krizën ukrainase, i dërguari i posaçëm Keith Kellog, i cili në një intervistë për televizionin Fox News shpjegon se ky hap mund të ndërmerret pas deklaratës së shefit të Shtëpisë së Bardhë se Kievi mund t’ua rimarrë rusëve territoret e pushtuara. “Duke lexuar ç’ka thënë si presidenti, ashtu edhe zv.presidenti e sekretari Rubio, përgjigjja është “po, të përdoret aftësia për të goditur në thellësi”. Lejen për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi Ukrainës ia dha administrata Biden, por mediat njoftuan në muajin...