E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve

E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve

Seanca plenare e kësaj të hëne, më 29 shtator, është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Debati nisi kur Balliu ndërpreu fjalën e Ballukut gjatë diskutimeve për investimet e huaja në vend, çka solli reagimin e saj me një koment ironik: “Pusho ti o bukurosh!” Kaq mjaftoi që tensioni mes të dyve të përshkallëzohej në replika të ndërsjella. Klevis Balliu iu përgjigj: “Zonja Balluku, e para faleminderit për fjalën ‘bukurosh’. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të kanë bërë paratë e shqiptarëve. Do bëje mirë të flisje për projektet ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, për kilometrin më të shtrenjtë të botës që ke ndërtuar në vendin më të varfër të Europës, 25...