Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fillimisht ai u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Njoftimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Shkëlzen Daci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata...