Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pusho ti o bukurosh”, Balliu tallet me Ballukun: Unë bukurosh kam lindur, ty të bënë paratë e shqiptarëve
“Pusho ti o bukurosh!”, kështu i tha Belinda Balluku deputetit të PD Klevis Balliu, teksa ky i fundit e ndërpreu gjatë fjalës së saj për investimet e huaja në vend. Kaq u desh që mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të PD Klevis Balliu të shkëmbeheshin ironi dhe replika në seancën plenare të kësaj të hëne, 29 shtator. Klevis Balliu: Zonja Balluku e para faleminderit për fjalën bukurosh. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të bënë paratë e shqiptarëve. Ti do bëje mirë këtu që të na flisje për tigrin1 dhe tigrin3, do të bëje mirë që të na flisje që në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro. E ke bërë vetëm ti....