Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Indeksimi i pensioneve, akt i pritshëm”, ekspertja: Politika e bonuseve për pensionistët do të vijojë
                            Pensionet pritet të indeksohen në vlerën 2.5 për qind. Ky është vlerësimi i dalë nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave, i cili pritet të marrë aprovimin në Këshillin Administrativ të Sigurimeve Shoqërore e më pas në qeveri. Shtesa që pritet të marrin pensionistët është rreth 490 lekë, për pensionet urbane dhe 296 lekë për ato rurale. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, në një intervistë për emisionin “Money Report” tha se kjo është një masë e pritshme dhe synon ruajtjen e fuqisë blerëse për pensionistët. Nunaj tha se bonusi që qeveria ka dhënë vitet e fundit pritet të vijojë. “Një masë rritjeje që ishte e pritshme. Synim është të ruhet fuqia blerëse...