Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Pala tjetër nuk sjell asgjë të re’, Tabaku komenton zgjedhjet në Tiranë: Forcat opozitare të nxjerrin një kandidat
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në një studio televizive, e pyetur se kë do të nxjerrë opozita si kandidat në Tiranë, u shpreh se uron që gjitha forcat opozitare të bëhen bashkë dhe të nxjerrin një kandidat. Sipas saj, pala tjetër, pavarësisht se mund të ndryshojnë emrin e kandidatit për bashkinë më të madhe në vend, në thelb ofron të njëjtin model. “Ish-kryetari i bashkisë e ka nisur në Gjykatën Kushtetuese çështjen dhe uroj mos të shpallet një datë zgjedhjesh, pa u zgjidhur çështja e ish-kreut të Bashkisë së Tiranës. Ne si PD, kemi një proces, që do të zgjedhë një kandidat. Nëse ata duan të zëvendësojnë Veliajn me dikë tjetër, kjo nuk ka rëndësi. Ata janë gjithë në të njëjtin sistem. PD...