Irak/ Rekrutonte ushtarë në interes të Rusisë, autori dënohet me burgim të përjetshëm

Irak/ Rekrutonte ushtarë në interes të Rusisë, autori dënohet me burgim të përjetshëm

Një iraken është dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën për “trafikim njerëzor”.  Sipas burimeve lokale, i dënuari, kishte rekrutuar banorë vendas për t’i dërguar të luftonin përkrah Rusisë kundër Ukrainës. Gjykata Penale e Najafit deklaroi se i dënuari Risan Falah Kamel, kishte formuar grupe më parë dhe i kishte dërguar në vende të ndryshme për të luftuar, në këmbim të përfitimeve financiare. Vendimi u bazua në ligjin irakian kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Një zyrtar gjyqësor dhe një oficer i lartë sigurie, të cilët folën në kushte anonimiteti, konfirmuan se Kamel ishte dënuar për rekrutimin dhe dërgimin e luftëtarëve që iu bashkuan ushtrisë ruse. Më herët këtë vit, zyrtarë ukrainas thanë se një numër i konsiderueshëm shtetasish kinezë po luftonin përkrah Rusisë dhe se kishin...