Noka nga Parlamenti akuzon socialistët: DASH ka thënë për ju që jeni pjesë e karteleve kriminale

Noka nga Parlamenti akuzon socialistët: DASH ka thënë për ju që jeni pjesë e karteleve kriminale

Deputeti demokrat Flamur Noka foli sot nga foltorja e Parlamentit duke iu kthyer dy çështjeve të politikës së ditës, raportit të DASH për investimet e huaja dhe biznesin në Shqipëri dhe atë të Arubës. Ai i kujtoi anëtarëve të mazhorancës dhe kabinetit qeveritar se sipas DASH ata janë pjesë e karteleve kriminale dhe i përfaqësojnë ato. Sepse sipas tij, “Aruba është ajo që ulëret aktualisht si çështje”. “Ky është Parlamenti i lloqeve. Ju kanë sjellë kartelet kriminale dhe të narkosit këtu. DASH ka thënë atë që kemi thënë edhe ne. Ja tek e ke parlamentin e narkosit këtu, këta e bëjnë korrupsionin që thotë edhe DASH. Këta janë pjesë e karteleve kriminale. Ndaj keni qejf që të bëni vetëm lloqe këtu”, u shpreh Noka nga...