GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin/ U akuzua për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin/ U akuzua për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.  Fillimisht ai u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.  Daci ishte një prej 28 personave të arrestuar në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Grupi i arrestuar ishte pjesë e një rrjeti kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.   Njoftimi i GJKKO:  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR  NJOFTIM PËR MEDIAT 1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin...